Çani: Do t’i kërkosh falje gazetarëve? Gazetar: Kujt mo?! S’ja ka dhënë kush me zor…


Kryeministri Edi Rama i ftuar sonte në “Zonë e Lirë” ka shpjeguar sulmin që i bëri të mërkurën jashtë godinës së parlamentit.
Çani: I mori përballë dhe ju flet kështu gazetarëve, është marrëdhënie dashurie. Unë kështu e mora. Asnjë s’të bojkotoi.
Rama: Si t’më bojkotojnë? Të bëjën grevë urie thua? Unë jam ushqimi…
Çani: Si të bëjnë zhurmë kur je mik i pronarëve të televizioneve?
Rama: Si t’më lënë, unë jam ushqimi…Unë kur të duroj ty o Çani ato s’i kam problem hiq.
Çani: Ke ndonjë gjë për t’i thënë?
Rama: Kujt mo?!
Çani: Ata s’kanë asnjë faj…lodhen pas dyerve duke pritur
Rama: Dikur bëja ndonjë gabim…Jam i lodhur. Kjo punë ta ka dhënë njeri me zor? Lodhja nuk është argument për të mos bërë punën si duhet.
Çani: Ishe I nxehur?
Rama: Jo nuk isha i nxehur, isha i motivuar…Duhet t’ja thosha nja dy fjalë atyre e të tjerëve mbi ta. Sa më lart aq më keq puna në kazan

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: