Dëshmia “bombë” e gazetarit: Audi A8 ndodhet në Vlorë, kjo është targa e re


Pasi emisioni “360 gradë” i gazetarit Artur Zheji, dje, hodhi sërish vëmendjen tek Audi A8, që Tahiri u shiti Habilajve, zhvillime të shumta janë pasuar më pas.
Sot, gazetari Basir Çollaku ka dhënë një dëshmi të fortë sa i përket vendodhjes së këtij automjeti.
“Makina është shitur para disa muajsh në qytetin e Vlorës, targa e re sipas burimeve të mia është AA 900 NG”, tha Basir Çollaku në studion e ‘Fax News”.
Gazetari thekson se pronari i ri i mjetit nuk kompromentohet aspak nga lidhja e Audit me trafikun, pasi mund të jetë dhe një qytetar i zakonshëm.
Prokuroria gjithashtu ka përqëndruar sot hetimet rreth vendndodhjes së automjetit, por ende pa mundur të zbulojë gjë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: