Dramë në Madrid, ylli i Realit humb vitin prej problemit në zemër

Lajm i keq për trajnerin Zinedine Zidane. Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal, raportohet se do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj.25-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim, por vuan nga një infeksion viral që i ka sjellë probleme në zemër dhe kjo po e pengon të jetë në maksimumin e formës. Spanjolli ka nevojë për shumë pushim, sepse kjo është një sëmundje shumë e vështirë për t’u trajtuar, sidomos kur bëhet fjalë për një futbollist profesionist.Kampioni i Evropës nuk mund të nxitohet për t’u rikthyer në fushë. Riaftësimi i tij do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor i klubit madrilen dhe kjo do të thotë se viti 2017 për të mund të quhet i mbyllur

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: