Kurti nuk respekton arrestin shtëpiak – del feston në shesh

Lëvizja Vetëvendosje po feston fitoren e rizgjedhjes së Shpend Ahmetit – Kryetar të Prishtinës, në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, njofton Klan Kosova..

Në skenë për t’i thënë disa fjalë, doli edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili edhe pse është në arrest shtëpiak, tha: “Në vendim më shkruante arrest shtëpiak, por unë banoj në një banesë, madje në një ndërtesë këtu afër sheshit, që po i bie se sheshi është oborri im, e sonte dola të festoj fitoren e Ahmeti në oborr”.

Tutje, Kurti e quajti Ahmetin, kryetar i tanishëm i Prishtinës, i ardhshëm dhe i vazhdueshëm.

“Fitorja jonë është fitore e madhe, këtë e dinë të gjithë. Katër vite do t’i shërbejmë secilit fshat të komunës, secilës lagje, që qytetarët të kenë jetë me dinjitet e mirëqenie, pa dallim moshe, gjinie, feje a partie”.

“Ahmeti ka 365 vota se ai tjetri, pra ka aq ditë sa ka viti. Sa ditë i ka viti, aq vota më shumë ka Shpendi. Shpendi do të jetë këtu edhe katër vjet për juve dhe me juve, përgjithmonë ju mbajmë në zemër”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: