LAJMI I FUNDIT: Prishtinë, i riu e vret axhën e tij, aryseja tronditëse/ Pamje


Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në fshatin Sharban të Prishtinës.

Mësohet se i vrari dhe të plagosurit kanë qenë familjarë, përkatësisht nipi e ka vrarë axhën.

Arsyeja që solli këtë akt tragjik ishte një mosmarrëveshje për mal. Familjarët thuhet se kanë patur debat verbal për prerjen e një mali, para se të zgjodhin një mënyrë tjetër për të zgjedhur këtë rast.

Madje fqinjët tregojnë për Indeksonline se si janë tmerruar nga ato skena. Ata thonë se për disa minuta ka patur gjuajtje me armë deri në momentin e vrasjes.

“Jemi tmerruar, mua për pak sa nuk ma ka kapur plumbi djalin. Ka patur shumë gjuajtje, ndërsa fëmijët janë shqetësuar pa masë nga krismat” ka rrëfyer një nga dëshmitarët.

Policia ka arrestuar deri më tani pesë persona lidhur me këtë rast. /Indeksonline/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: