Përsëritet historia e dronit në stadium. Ndërpritet ndeshja në Bosnje (Video)


Historia e dronit përsëritet, por këtë herë jo nga shqiptarët dhe as në mes të Serbisë edhe pse ideja ishte e njëjtë me atë që ndodhi para tre vitesh në ndeshjen që Kombëtarja shqiptare luante me Serbinë në Beograd, ku u ngrit një dron, në të cilin valvitej flamuri ku si mbishkrim kishte të shkruar “Autochthonous”.
Diçka e tillë ka ndodhur në stadiumin e Mbostarit në Bosnje-Hercegovinë, ku luhej takimi mes Zrinsit dhe Sarajevës, një derbi i cili u mbyll me fitoren e Sarajevës me rezultatin 1-2.
Gjatë zhvillimit të takimi, ka ndodhur edhe njëjta skenë që ndodhi në Serbi tre vite më parë, është ngritur një dron, me flamurin e Kroacisë, i cili ishte një provokim i rëndë për ekipin e Sarajevës, pasi është ndalur me kushtetutën e Bosnjes.
Ndeshja është ndërprerë për pak minuta, derisa droni është larguar nga fusha së bashku me flamurin, më pas u zhvilluar normalisht takimi, por situata e krijuar, u ka sjellë të githëve në mëndje edhe njëherë situatën e krijuar në Beograd, takim nga i cili Kombëtarja shqiptare mori fitoren në tavolinë 3-0, pas kalimit të çështjes së CAS.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: