“Saimir Tahiri fsheh videon ku shihet Çim Peka duke vrarë vajzën që kishte në makinë”, nuk mbahet Myftaraj


Opinionisti Kastriot Myftaraj njihet për qëndrimet e tij dhe teoritë konspiracioniste, megjithatë “ku ka zë nuk është pa gjë”, thotë populli.

Këtë herë Myftaraj ka bërë një postim në Facebook, ku sipas tij vdekja e vajzës që ndodhej në makinën e gazetarit para dy vite nuk ka vdekur nga aksidenti i pësuar por nga dhuna e që i ka ushtruar Peka.

Sipas Kastriotit e gjitha është filmuar nga kamerat e një biznesi dhe Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm u përfshi për ta zhdukur videon e për të humbur gjurmët, duke e ruajtur kështu pafajësinë e gazetarit.

Statusi i plotë i Myftaraj:

Halli i madh që ka Çim Peka me Saimir Tahirin.

Mbrëmë në emisionin 360 gradë në Ora news thashë se përse as Policia e Shtetit dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kërkojnë automjetin Audi A8 të çështjes “Tahiri”. Sot portali i Çim Pekës “Syri.net” e ka marrë dhe e ka bërë editorial pa m’ u referuar mua. Nuk është hera e parë që Syri.net e bën këtë.

Por ajo që më bën kureshtar është se këtë herë Çim Peka nuk ka vënë emrin e tij poshtë shkrimit me idenë e vjedhur siç ka bërë herë të tjera. Arsyeja është e thjeshtë. Çim Peka për gjëra të tilla mund ta sulmojë Tahirin vetëm me maskë, për shkak se Tahiri di diçka për të. Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin sepse për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni portalin e tij. Por Çimi ka një hall.

Saimiri i ka bërë një nder të madh Çimit kur ishte ministër. Saimiri personalisht ka fshehur një provë që tregonte se Çim Peka vrau një vajzë dy vjet më parë në atë që u quajt zyrtarisht aksident automobilistik. Është fjala për regjistrimin e videokamerave të një biznesi që tregonte Çimin duke i përplasur kokën vajzës për ta detyruar të bënte diçka, ndoshta abort, nuk do të merret vesh kurrë se edhe të dhënat e autopsisë u manipuluan. Duke bërë këtë Çimi humbi vëmendjen dhe shkaktoi aksident automobilistik. U manipulua deri edhe vendndodhja e aksidentit.

Videoja nuk u paraqit si provë, por Saimiri e ka në arkivin e tij, së bashku me shumë gjëra të tjera. Tani unë po bëj pyetjen se ku është i fshehur arkivi i Saimir Tahirit, me të cilin ai kërcënon dhe shantazhon deri edhe vetë Ramën. Të shohim nëse Çimi do ta vjedhë edhe këtë ide si lajm, ashtu si bëri me atë idenë tjetër.

Edhe diçka e fundit, kur më vjedh Çim Peka, unë e quaj që më ka vjedhur Bashkim Ulaj, strehuesi i tij.”

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: