Vajza e pasanikut shkaktoi një masakër në trotuar (Video,+18)

Në qendër të Kharkiv të Ukrainës ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, pamje të të cilit janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një xhip Lexus i cili po ecte me shpejtësi dhe përplaset me rreth 11 këmbësorë që po prisnin të kalonin rrugën.

Siç bëhet e ditur më tej, për fat të keq, gjashtë prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes, dhe mjekët janë duke luftuar për jetën e dy të plagosurve, duke përfshirë edhe një grua shtatzënë në gjendje kome.

Në timonin e veturës Lexus thuhet se ishte një 19-vjeçare, Alena Zaitseva, vajza e një pasaniku lokal.

Anton Gerashqenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar në internet pamjet e një aksidenti, si një paralajmërim për këmbësorët, dhe sidomos shoferët.

Sipas Gerashqenko, shkaku i aksidentit ishte shpejtësia në kundërshtim me kushtet e trafikut të qytetit.

Shoferja e Lexus u përplas me VW Touareg, dhe pastaj humbi kontrollin e automjetit dhe shkoi drejt këmbësorëve.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: