Zbardhen pamjet e shpërthimit në Vlorë, ku u gjymtua një i ri. KUJDES Pamje të rënda (VIDEO)

Zbardhen pamjet e shpërthimit në Vlorë, ku u gjymtua një i ri. KUJDES Pamje të rënda (VIDEO)
Lajme 3 Shikimet

Një makinë tip fuoristradë u hodh në erë, ndërsa ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës, pranë degës së Sigurimeve Shoqërore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës, që shpërtheu kanë fluturuar në largësi.
Sipas informacioneve të para, makina drejtohej nga 25 vjeçari Ines Hajrulla, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të rënda. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët./SYRI.net/
Ndiqeni Videon më poshtë

Kliko mbi këtë TEKST për të shikuar videon

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: